Thursday, 14. May 2026
Sport

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegard: Qielli është limiti për Bukajo Sakën

GS 20/08/2024 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegard, tha se qielli është limiti për Bukajo Sakën, i cili po bëhet vit pas viti më i mirë sipas mesfushorit norvegjez të “Topçinjve”.

SAKA ODEGARD

Sulmuesi 22-vjeçar shënoi një gol dhe dha një asist në ndeshjen e parë kundër Uolvesit. “Unë mendoj se nuk ka limit për këtë djalë. Është e pabesueshme cilësia që ai ka dhe sa profesionist është, sa shumë e do lojën. Qielli është kufiri për të. Jam i lumtur që e kam në ekipin tim dhe duhet ta ndihmojmë që të përmirësohet gjatë gjithë kohës dhe ta shtyjmë atë.

Jam vërtet i lumtur për të. Unë mendoj se ai do të bëhet gjithnjë e më i mirë. E shihni çdo ditë në stërvitje, ai po punon shumë dhe po punon për të gjitha detajet e vogla për t’u përmirësuar. Jam i sigurt se ai thjesht do të vazhdojë që të përmirësohet. Mezi pres të shoh se deri ku do të shkojë”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: