Thursday, 14. May 2026
Sport

Turneu i 3×3 në Ferizaj

GS 20/08/2024 1 Min. Lesezeit

Më 25 gusht në Ferizaj do të organizohet turneu i 3×3 në basketboll.

Turneu “Village Edition” do të organizohet nga 3×3 Prishtina në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Në këtë turne do të marrin pjesë tetë ekipe: Mambas,

Istogu, Prizreni, Ferizaj, KEKu, Prishtina, Alpha Pejë dhe Gjakova.

Turneu do të mbahet nga ora 15:00 deri në ora 23:00. Ky turne do të shërbejë në masivizimin e basketbollit në qytetin e Ferizajt, përkatësisht lojës 3×3.

Gjatë eventit do të ketë muzikë dhe argëtim për tifozët e pranishëm.

Teilen: