Thursday, 14. May 2026
Sport

VIDEO/ Nga pija energjike para ndeshjes te gjesti epik ndaj tifozëve të Totenhemit, Vardi shndërrohet në protagonsit absolut

GS 20/08/2024 1 Min. Lesezeit

Xhimi Vardi u rikthye si protagonist absolut në Premier Ligën angleze. Sulmuesi i Leisterit i dha barazimin skuadrës së tij në ndeshjen kundër Totenhemit.

VARDIII

Lojtari 36-vjeçar u filmua nga kamerat në korridorin e stadiumit duke konsumuar një pije energjike ( Red Bull), që duket se i dha energjinë e duhur për të shënuar gol. Vetëm disa minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Vardi shënoi golin e barazimit. 

Nuk munguan as tensionet në fushë. Vardi nuk ngurroi t’i kujtonte tifozëve kundërshtarë faktin se kishte fituar një Premier Ligë në karrierën e tij, ndërsa Totenhemi ende nuk e ka një trofe të tillë. Ky moment është bërë viral edhe në rrjetet sociale.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: