• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në Angli zgjidhet ekipi më i mirë i sezonit të kaluar, një përjashtim tërbon tifozët

21/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e vitit e Premier League e sezonit 2023-2024 është zbuluar mbrëmjen e djeshme dhe shumë tifozë nuk janë aspak të kënaqur.

Çdo vit, lojtarët votojnë për njëmbëdhjetë më të mirët mes tyre për të hyrë në ekipin PFA të vitit.

Dhe pas shpalljes së skuadrës së vitit në Premier League, tifozët kanë shpërthyer në rrjetet sociale pasi një emër i madh u la jashtë.

Pavarësisht se shënoi 22 gola në Premier League sezonin e kaluar, ylli i Chelseat, Cole Palmer, u la jashtë skuadrës së vitit.

Duke reaguar ndaj mungesës së tij, një tifoz shkroi: “Ç’është kjo? Nuk është Palmer në skuadrën e vitit?”.

Një tifoz i Chelseat ra dakord, duke shkruar: “Pra, personi me më shumë G/A (gola/asiste) nuk bën pjesë? Çfarë?”.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Siç tha dikur Mourinho, ka një axhendë kundër Chelseat”.

Skuadra e plotë e vitit në Premier League është: Raya, Saliba, Van Dijk, Magalhaes, Walker, Rodri, Rice, Odegaard, Haaland, Foden dhe Watkins.

Image

Next Post

Futsal Champions League, Tirana-Weilimdorf në RTSH

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.