Thursday, 14. May 2026
Sport

Gazetari Fabrizio Romano: Broja huazohet te skuadra e Premier League, pritet zyrtarizimi

GS 21/08/2024 1 Min. Lesezeit

TIRANË- Lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja do të jetë pjesë e skuadrës së Ipswich Town në sezonin e ri.

Klubi anglez, i sapongjitur ngjitur në Premier League, ka arritur marrëveshjen me ekipin e Chelsea, për afrimin e sulmuesit kuqezi.

Broja do jetë te Ipswich në formën e huazimit deri në fund të sezonit.

Në rast se Ipswich siguron mbijetesën, do të ketë  detyrim blerjen e kartonit të shqiptarit, për vlerën 30 milionë paund.

Chelsea do të paguajë rrogën e Brojës për një sezon që do të jetë i huazuar. Lojtari do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të vijë zyrtarizmi i transferimit, siç  raporton gazetari Fabrizio Romano.

Teilen: