Thursday, 14. May 2026
Sport

Kërkon transferimin në Premier League

GS 21/08/2024 1 Min. Lesezeit

Arsenal-i është gjithmonë dhe më afër Mikel Merino-s.

Kampioni i Europës me Spanjën është në bisedime prej disa kohësh me Topçinjtë, por tani duket vetëm një hap larg transferimit te skuadra e Arteta-s.

Mesfushori i Real Sociedad nuk po stërvitet me ekipin dhe pret vetëm transferimin tek Arsenal-i, sipas Marca-s.

Mes ditës së sotme dhe të nesërme, transferimi i spanjollit në Londër mund të kthehet në realitet.

Zyrtarizimi i transferimit është vetëm çështje kohe.

Teilen: