Thursday, 14. May 2026
Sport

“Dibu” Martinez rinovon me Aston Vilën për 5 vite

GS 21/08/2024 1 Min. Lesezeit

Shumë e shikonin me fanellën e Barcelonës, por “Dibu” Martinez ka rinovuar kontratën me klubin e Aston Vilës.  

Portieri argjentinas ka pranuar që të zgjasë akordin me Aston Vilën deri në 2029-ën duke larguar një herë e mirë zërat që flisnin për një krizë mes tij dhe ekipit të unai Emeri.

Martinez iu bashkua Aston Vilës në shtator të 2020-ës dhe deri më tani numëron 150 paraqitje. Në arenën ndërkombëtare ai ka fituar Copa America dhe një Kupë Bote me Argjentinën.

Teilen: