Thursday, 14. May 2026
Sport

Situata te Reali/ Ja dilemat e Ançelotit pas dy ndeshje në sezonin e ri

GS 21/08/2024 2 Min. Lesezeit

Një nga temat e debatit dhe analizës pas barazimit të Real Madridit në Majorka ishin ndryshimet e bëra nga Karlo Ançeloti në një kontekst të vështirë ndeshjeje për “Galaktikët”. Edhe pse rezultati mbeti i barabartë, trajneri madrilen nuk e rifreskoi sulmin deri në minutën e 88-të , kur futi në lojë Brahim Diaz dhe Arda Gyler (përveç Lukas Vazkez) për të zënë vendin e Bellingam dhe Vinicius.

anceloti

Nuk funksionoi, sepse spanjollo-marokeni dhe turku patën pak kohë për të ndikuar në lojën sulmuese të madrilenëve. Ndryshimi tjetër ishte ai i Luka Modriç për Tçuameni. Në Varshavë, kroati ishte edhe zëvendësimi i parë i Karlo-s, i cili doli në fushë në minutën e 74- të, menjëherë pas golit të Mbapes.

Në minutën e 83-të Brahim zëvendësoi francezin, ndërsa në minutën e 88-të hyn Gyler, Sebajos dhe Lukas Vaskez. Në këtë pikë të sezonit, dhe pavarësisht faktit që janë luajtur vetëm dy ndeshje zyrtare, duket qartë se trajneri madrilen e ka të qartë si për llojin e tij, ashtu edhe për kohën e zëvendësimeve.

Modriç është lojtari i 12-të, duke ofruar zgjidhje si për të rritur kontrollin e lojës (Atalanta) ashtu edhe për të kërkuar më shumë talente që krijojnë hapësirë (Majorka). Pjesa tjetër e ndryshimeve kanë një rol praktikisht të mbetur në planin e italianit, të paktën në këtë fillim sezoni, në të cilin “Don Karlo” duket se ka një ide të qartë për të krijuar një njëmbëdhjetëshe të mirë përcaktuar titullare.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: