Thursday, 14. May 2026
Sport

Dramë në Bernë, Young Boys fiton ndaj Galatasaray-t

GS 21/08/2024 1 Min. Lesezeit

Young Boys ka shënuar fitore nëpër vrimë të gjilpërës me rezultat 3:2 ndaj gjigantit turk, Galatasaray-t, në takimin e parë të play-oiff-it të Champions League. Skuadra zvicerane ka udhëhequr me rezultat 2:0 por që është barazuar rezultati falë dy golave të zëvendësuesit Batshuayi.

Katër minuta pa u mbyllur takimi, Young Boys ngadhënjeu falë penalltisë.

Ndeshja dramatike deri në frymën e fundit në Bernë të Zvicrës.

Për Young Boysin shënuan Monteiro J. (3′), Monteiro (45+4′), Ugrinç (86′ – nga penalltia) dhe për Galatasarayn realizoi Batshuayi (67′ e 72′). 

Young Boysin e pret sfidë e vështirë në Stamboll pas një jave, para një tifozërie të zjarrtë të skuadrës turke.

Teilen: