Thursday, 14. May 2026
Sport

Broja përfundon testet mjekësore me Ipsuiç

GS 21/08/2024 1 Min. Lesezeit

Çështje orësh dhe Armando Broja do të jetë zyrtarisht një lojtar i Ipsuiç. 

Sipas shtypit britanik mësohet se Broja ka kaluar testet mjekësore me klubin “e traktorëve”. 

Sulmuesi i Kombëtares do të bashkohet me klubin e sapongjitur në elitë me një huazim 1-vjeçar, por me të drejtë blerjeje.

Kjo është marrëveshja e arritur mes Ipsuiçit dhe Çelsit që do të largojë 22-vjeçarin edhe këtë sezon, ndërsa shitja përfundimtare ka një klauzolë në kontratën që do të firmoset. 

Teilen: