Thursday, 14. May 2026
Sport

VIDEO/ Vetëm 1 shqiptar në fushë dhe 11 gola të shënuar, ja rezultatet e dueleve “Play Off” të Champions-it

GS 21/08/2024 1 Min. Lesezeit

U luajtën mbrëmjen e sotme 4 duelet e para të vlefshme për fazën “play off” të Ligës së Kampionëve, ku u shënuan në total plot 11 gola. Vlen të theksohet fakti se futbollisti i vetëm shqiptar i aktivizuar ishte Qazim Laçi, në radhët e Spartës së Pragës, që triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertë ndaj Malmos, ndërkohë që Tuci dhe Krasniqi e ndoqën duelin nga stoli. 

MixCollage-21-Aug-2024-11-01-PM-9607

Në sfidat e tjera spikasin triumfet e Salcburgut dhe Jang Bojs. Austriakët mposhtën 0-2 Dinamon e Kievit, duke hedhur njërën këmbë drejt fazës së grupeve, ndërkohë që Jang Bojsat triumfuan 3-2 ndaj Gallatasarait. 

Dueli tjetër mes Midtjuland dhe Slovan Bratislav u mbyll në barazim 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për sa i përket kualifikimit. Duelet e kthimit do të zhvillohen pas 1 jave.  

DINAMO KIEV – SALCBURG 0-2 (VIDEO E GOLAVE)

MALMO – SPARTA E PRAGËS 0-2 (VIDEO E GOLAVE)

MIDJYLAND – SLOVAN BRATISLAV 1-1 (VIDEO E GOLAVE)

JANG BOJS – GALLATASRAI 3-2 (VIDEO E GOLAVE)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: