Sparta e Pragës ka siguruar një fitore të rëndësishme përballë Malmos në Suedi duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën finale të Ligës së Kampioneve.
Qazim Laçi mori karton të verdhë në minutën e 62’ ndërsa gjashtë minuta më vonë doli nga fusha duke i lënë vendin Sadilek.
Sa i përket Indrit Tucit, ai nuk u preferua që të aktivizohej për asnjë minut nga trajneri Friis.
Sparta fitoi 2-0 falë autogolit të Stryger Larsen J. (31’) dhe golit të Rynes (89’).
Teilen: