• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rafa Benitez: Gerrard është futbollisti më i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë

22/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë me podcastin Stick to Football, Rafa Benítez kujtoi vitet kur ai drejtoi disa nga ekipet më të mira në Evropë.

Liverpool, Inter, Chelsea, Napoli, Real Madrid, mes skuadrave të tjera me rëndësi të madhe kaluan nga duart e Benitez-it, si dhe disa prej lojtarëve më të mirë në botë.

Megjithatë, trajneri spanjoll nuk ka dyshime se kush ishte lojtari më i mirë që ka trajnuar ndonjëherë.

“Steven Gerrard është lojtari më i mirë që kam stërvitur ndonjëherë”, zbuloi Benítez, i cili më pas bëri shaka, “sigurisht, kur isha në Real Madrid , nuk mund ta thoja këtë, por tani mundem”. Kujtojmë që Benítez ka qenë trajner i Real Madridit midis 2015 dhe 2016.

Fjalët e trajnerit spanjoll nuk ishin boshe dhe Benitez nuk vonoi të justifikonte zgjedhjen e tij: «Është shumë e qartë. Ai kishte gjithçka. Ai ishte aq i mirë, kishte aq shumë energji sa mund të hynte në zonë, të mbulonte anën, të bënte çfarë të donte, por duhej të kuptonte pozicionin”, shpjegoi Rafa Benítez.

/GazetaBlic Sport/

Next Post

​Arsenali i rikthehet objektivit 100 milionësh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.