• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesazhi prekës i lamtumirës i Erikssonit

22/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sven-Goran Eriksson e ka prekur krejt botën e futbollit me mesazhin e fundit.

Trajneri legjendar suedez ia ka dhënë një mesazh prekës lamtumire botës.

Ish-trajneri i Lazios dhe i kombëtares së Anglisë, ndër të tjera, i cili fitoi titullin e Serie A në sezonin 1999-2000, njoftoi janarin e kaluar se po luftonte me një tumor, që kishte arritur në fazë terminale.

Suedezi pranoi se kishte, në rastin më të mirë, edhe një vit jetë. Nga ai njoftim, Eriksson filloi një seri të gjatë udhëtimesh në të gjithë Europën.

Në Itali u mirëprit ngrohtësisht nga Sampdoria dhe Lazio. Në Angli përmbushi një ëndërr të tij, të ulej në stolin e Liverpool-it në një ndeshje mes legjendave të klubit të kuq dhe Ajax-it.

Në një dokumentar të “Amazon Prime”, të titulluar “Sven”, ish-trajneri i Lazios i ka dhënë lamtumirën botës.

“Kam pasur një jetë të mirë, po, – pranoi Eriksson. – Mendoj se të gjithë kemi frikë nga dita kur vdesim, por duhet të mësosh ta pranosh atë. Në fund të fundit ka rëndësi të kesh qenë njeri i mirë në këtë botë. Jo të gjithë do ta thonë këtë për mua, por shpresoj të më kujtojnë si një njeri pozitiv”.

Mesazhi i Eriksson është rrëqethës: “Mos kini keqardhje, buzëqeshni! Faleminderit për gjithçka: trajnerë, lojtarë, tifozë! Ishit fantastikë. Kujdesuni për veten, kujdesuni për jetën tuaj dhe jetojeni atë. Deri në fund”.

Next Post

ZYRTARE/ Shkëlqeu te Kukësi, Mustafa Salami firmos me skuadrën e re

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.