Rafa Leao ka ndryshuar: në momente të ndryshme të ndeshjes luan në qendër të sulmit, sikur të ishte një 9-sh. Jo, Rafa Leao nuk ka ndryshuar: diferencën e bën vetë, pastaj gabon përpara porte.Kontradikta? Asnjë, të dyja janë të vërteta: Milan-Torino prezantoi versionin e ri të Rafës, por e bëri të qartë se ai mund të ngjitet një shkallë dhe të bëhet lojtari më i fortë në Serie A duke u përmirësuar para portës, si në vitet e Piolit. “Never give up” (Kurrë mos u dorëzo), shkruan ai në Instagram. I referohej ekipit, por vlen edhe për vete.
POZICIONI I RI – Ndeshja e parë e kampionatit na tregoi se Rafa Leao ka ndryshuar pjesërisht habitatin. Milani fillon shpesh një aksion me të dhe Çukvuezen në korsi, në një pozicion më të avancuar se Pulisiçi dhe se qendërsulmuesi (Joviç ndaj Tironos, Morata kur të shërohet, e Kolombo apo Nasti në Shtetet e Bashkuara). Zgjedhje e saktë nga Fonseka, i cili me sa duket dëshiron që sulmuesi dhe fantazist të jenë gati për të krijuar një katërkëndësh me dy mesfushorët. Megjithatë, Leao ka shkëmbyer disa herë pozicione me pykën, në miqësore dhe me Moratën, që historikisht i pëlqen të kalojë majtas, ndoshta do të ndodhë shpesh. Dhe më pas ndodh që Rafa të bëjë disa veprime përpara, në një pozicion që është intrigues.
JO SI HENRI – Këtu lindin dy pyetje për sulmin e ri të Milanit. A mund të bëhet Leao një pykë lëvizëse si Tieri Henri? Një pyetjeje konkrete, Rafa iu përgjigj kështu: “Mund të luaj afër sulmuesit, por tani, me një futboll më taktik, skuadrat janë prapa dhe zënë shumë hapësirën qendrore. Nuk kam luajtur me shpinë nga porta prej vitesh dhe kam nevojë për hapësirë, për të parë të gjithë fushën. Nuk e shoh veten duke luajtur së shpejti si qendërsulmues”. Ai nuk është i bindur dhe Fonseka sigurisht që nuk ia kërkon këtë. Trajneri dëshiron që numri 10 i “Djallit” të fillojë në korsi, të kërkojë topin dhe të kërkojë kombinime me një prekje për të hyrë në zonë.
20 GOLA – Pyetja e dytë ekziston prej vitesh: sa gola do të shënonte Leao nëse do të ishte më i zoti para porte? Rafa nuk gjuan edhe aq mirë, 3 ai e ka zgjidhjen me këmbën e djathtë, por është më pak i rrezikshëm se sulmuesit e tjerë jashtë zonës. Në duelet një kundër një me portierët rivalë ai alternon lëvizje të shkëlqyera: parabël kundër Napolit se driblim kundër Kaljarit me gabime të bujshme. Ndaj Torinos gaboi përballë Milinkoviçit dhe, edhe sikur të vinte nga një sprint 50 metra, në atë situatë duhet të bëjë më mirë. Në rastin e parë të Milanit – goditja me kokë e Çaut nga këndi, largimi i Mazinës mbi vijë me Leaon që gaboi objektivin nga dy metra distancë duke e çuar topin mbi traversë.
Nëse do të përmirësohej në këto gjëra, do të bëhej një lojtar tjetër. Një shembull: kundër Monzës, së Berluskonit, ai kërceu mbi një mbrojtës për të devijuar goditjen me kokë dhe gjuajti nga larg, drejtpërsëdrejti, pas një prerjeje nga e majta. Këto janë zgjidhje që janë përdorur rrallë në të kaluarën. Nëse Rafa do t’i shtonte, do t’i afrohej tokës së premtuar, fundja 20 gola në kampionat për dikë me mundësitë e tij nuk janë utopi.REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL