Pas diçka më shumë se 24 orësh Milani do të zbresë përsëri në fushë. Këtë herë në transfertën e rrezikshme të Parmës që kërkon edhe fitoren e parë sezonale.
Paulo Fonseka premton se skuadra e tij do të jetë gati dhe në lartësinë e detyrës pas hapit gjysmë fals kundër Torinos. Në vijim edhe intervista e plotës e trajnerit për televizionin e klubit.
Me Torinon fituat një pikë apo latë dy?
Para ndeshjeve mendoj gjithmonë vetëm për fitoren, sepse skuadra punoi shumë mirë këtë parasezon, optimizmi ishte i natyrshëm. Mendoj se me Torinon gabuam në momente të caktuara të ndeshjes, por besuam deri në fund se mund të ndryshonim rezultatin. Pas 2-0 të Torinos bëmë gjithçka për të mos humbur ndeshjen, jam i kënaqur me reagimin, por kemi shumë për të punuar, veçanërisht në mbrojtje.
Si i shpjegoni vështirësitë fillestare?
Nuk e prisja që të ishim perfekt që tani, por më duhet të them që në 45 minutat e para ishim pasivë, pa intensitet. Pastaj ishim më agresivë në front, duke pasur mundësi të mjaftueshme për të fituar ndeshjen. Duhet të vazhdojmë të punojmë pasi ka shumë për të përmirësuar.
Përse lojtarët më cilësorë u futën në lojë e sipër?
Kemi një javë për t’i përmirësuar fizikisht këta lojtarë. Ishte e pamundur t’i bindja ata të luanin që në fillim, por kur hynë ata bënë mirë. Tani duhet ta kthejmë shpejt në formë. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë në të njëjtin nivel, këtë javë do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.
Cili është shkaku për këto vështirësi në mbrojtje?
Mendoj se është një problem kolektiv, jo problem mbrojtës por kolektiv. Skuadra duhet të përmirësohet në mbrojtje, sepse kemi qenë disi pasivë në disa situata, ndërsa unë pretendoj që djemtë të jenë më agresivë në rikuperimin e topit. I lamë kohë dhe hapësirë Torinos për të luajtur me qetësi fazën e parë të aksioneve e kjo nuk duhet të ndodhte.
Si e gjykoni paraqitjen e Leaos me Torinon?
Rafa ishte një lojtar tjetër, të paktën në mbrojtje. Ai ka punuar mirë në aspektin difensiv. Pasi një lojtar si ai duhet të jetë gjithmonë afër portës, duhet të jetë më dinamik.
Jeni i kënaqur me presingun aq të përfolur?
Dua më shumë presion dhe nuk duhet t’i lëmë kohë rivalëve të arsyetojnë. Pa dyshim që është më e vështirë për ekipin të mbrohet mirë nëse nuk respektohen disa koncepte.
PANORAMASPORT.AL