Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik ka folur të premten në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Bilbaos, që do të luhet sonte në “Montjuiç” dhe përkon me javën e dytë të La Ligës.Trajneri gjerman siguroi se Fermin është gati për të luajtur dhe se shpreson që të jetë në gjendje të luajë edhe Dani Olmo, i cili ende nuk është regjistruar. Flik ka komentuar dhe largimin e Gyndoan drejt Sitit.
E PARA NË SHTËPI – “Si gjithnjë është emocionuese, por edhe delikate. Unë mendoj se mbështetja e tifozëve është e rëndësishme, dhe ka lidhje. Kjo mbështetje duhet të na bëjë më të fortë. Por edhe ne duhet të jemi në lartësinë e asaj çfarë publiku jonë pret”.
LARGIMI I GYNDOAN – “Pas ndeshjes me Valencian patëm një diskutim të sinqertë dhe isha i vetëdijshëm se ai donte të na ndihmonte. Ai ndryshoi mendje, por këto janë gjëra që ndodhin. Unë e njoh atë si person dhe ai mund të thotë vetëm gjëra të mira. Ai ka qenë një lojtar fantastik për Barcelonën. Unë mund të them vetëm gjëra të mira për të”.
FEDERIMET – “Nuk është puna ime të merrem me regjistrimet e lojtarëve. Të gjithë lojtarët e federuar apo jo kanë punuar shumë mirë me ekipin këtë javë. Di të them se Dani Olmo është gati të luajë. Ne e presim atë. Shpresoj që ai të jetë në ekip dhe mund të na ndihmojë”.
MERKATO – “Ju më pyetët dhe unë po iu përgjigjem. Mund të them që jam i lumtur me këtë ekip. Kam folur pothuajse me të gjithë lojtarët sot dhe do të përfundoj së foluri me të tjerët në mënyrë që ata të jenë të vetëdijshëm për situatën e tyre. Të gjithë kënaqen dhe janë të gatshëm të japin më të mirën e tyre dhe kjo na ndihmon të përmirësohemi”.
BILBAO – “Ata janë një skuadër shumë e mirë. Trajneri i tyre ka bërë një punë të shkëlqyer në lojën me top dhe pa top. Shpresojmë që dhe ne të jemi gati”.
NIKO UILLIAMS – “Nuk është puna ime të flas për të, unë fokusohem te lojtarët e mi. Jam i bindur se Zhyl Kunde do ta ndalojë.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL