Janë publikuar ditën e sotme vendimet e Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF për javën futbollistike që lamë pas. Klubet paralajmërohen se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
KF Laçi, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
KF Tirana, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
Lojtari i KF Laci, William Cordeiro Melo për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Partizani, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
Lojtari i KF Partizani, Vangjel Zguro për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Jozef Marashi të KF Vllaznia U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Arkel Likaj të KF Vllaznia U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Gerald Kubazi të KF Vllaznia U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.