Pozicioni dhe rendimenti i Rafael Leaos. Një çështje në ambientet milaniste dhe jo vetëm. Portugezi është vrastar në disa ndeshje dhe krej anonim në shumë të tjera, aq sa tifozët pranojnë edhe shitjen e tij për oferta mbi 100 milionë euro.
Një emër si Bepe Bergomi, që sulmuesit i njeh shumë më mirë se kushdo, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me numrin 10 të Milanit duke deklaruar: “Sipas meje, Pioli kishte gjetur rrugën e duhur dukë i dhënë Leaos më pak detyra mbrojtëse dhe duke e mbajtur përpara si pikë referimi.
Kjo sepse kur kundërshtari humbte topin, Milani gjithmonë kapej në shpejtësinë e portugezi. Leao ka pasur mungesë ose vonesë rritjeje. Kthimi në të qenit më i shkujdesur dhe i gëzuar, për mendimin tim, do të ishte pozitiv për të”.
PANORAMASPORT.AL