Katër minuta i mjaftuan Manchester City-t për të mposhtur Ipswich-in e sapograduar: 4-1, i cili mbetet i pari me pikë të plota. Miqtë kaluan në epërsi pas 7 minutash: Johnson nisi Szmodics i cili kaloi topin nën këmbët e Edersonit. Por në minutën e 12-të ishte 1-1 me penalltinë e Haaland, i cili me golin e barazimit siguroi një rekord: ka shënuar deri më tani ndaj të 23 skuadrave Premier kundër të cilave ka luajtur. Kalojnë dy minuta dhe rikthimi është i plotë falë De Bruyne, i cili përfiton nga asistimi i Savios dhe firmos rezultatin 2-1.
Belgu nuk është i kënaqur dhe në minutën e 16-të dhuron për Haaland topin për golin e tretë. Në pjesën e dytë, norvegjezi shënoi golin e 4-1 dhe “tripletën” personale në minutën e 88-të.
City fiton dhe ngjitet në 6 pikë. Ipswich mbetet në kuotën 0.