Monday, 30. March 2026
Sport

Nderim Nagavci nis punën në stafin e KB Shkupi

GS 24/08/2024 1 Min. Lesezeit

 

KB Shkupi ka njoftuar në faqen e saj zyrtare në Facebook se kanë arritur marrëveshje me trajnerin Nderim Nagavci, i cili do të jetë në stafin e ekipit të parë dhe koordinator i Akademisë.

 

“Të nderuar dashamirë të klubit dhe të basketbollit, dëshirojmë të ndajmë me ju lajmin që kemi arritur marrëveshje me trajnerin

Nderim Nagavci, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit të TFT’së. Nderimi do të jetë pjesë e stafit të ekipit të parë dhe koordinator i akademisë sonë!

Nderimit i dëshirojmë shumë shëndet dhe suksese në punë”, njofton KB Shkupi.

Teilen: