E dyta, e suksesshme për Interin. Pas barazimit me Genoan, skuadra e Inzaghit mundi 2-0 Lecce-n dhe mori fitoren e parë sezonale në kampionat. Në “San Siro” në pjesën e parë zikaltërit e nisën fuqishëm dhe menjëherë e thyen ngërçin me një goditje me kokë të Darmian (5′) të ndihmuar nga Taremi, më pas ulën ritmin dhe menaxhuan ndeshjen.
Në kontroll, në pjesën e dytë kampionët e Italisë krijuan disa raste të mira me Thuram dhe më pas dyfishuan rezultatin falë penalltisë së Calhanoglu (69′).
Ndërkohë, në fushën e lojës zbriten dhe tre lojtar kuqezinj. Ylber Ramadani luajti gjithë ndeshjen dhe ishte një nga më të vlerësuarit te skuadra e Lecce-s. Minuta dhe për Medon Berishën, i cilu u aktivizua në minutën e 85-të në vend të Pierret. Për zikaltërit, Kristjan Asllani u aktivizua në minutën e 82-të në vend të Calhanoglu.