Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Forca, arriti një sukses historik pasi ngadhënjeu me rezultat 8:2 ndaj Titogradit.
Me këtë skuadra shqiptare shënoi tri fitore në tri ndeshje dhe u kualifikua në fazën eliminatore në Champions League në futsall.
Lojë e madhe e djelmoshave të Forcës, ku edhe rezultati është dëshmia më e mirë.
Ismaili është autor i tre golave, Dandan shënoi dy dhe Petroviq e Beri nga një, si dhe Deliq shënoi autogol.