Friday, 15. May 2026
Sport

Zyrtare: Sokol Cikalleshi transferohet në Iran

GS 25/08/2024 1 Min. Lesezeit

Mungonte vetëm zyrtarizimi që ka ardhur mëngjesin e sotëm: Sokol Cikalleshi është zyrtarisht një lojtar i Tractor FC, skuadër që militon në elitën e futbollit iranian.

Pak ditë pas largimit nga Konyaspor, ku shkroi historinë pasi u bë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e klubit turk, sulmuesi shqiptar nis një aventurë të re në karrierë.

Teilen: