Sunday, 9. August 2026
Sport

Rikthehet Ermal Meta

GS 25/08/2024 1 Min. Lesezeit

Bledi Shkëmbi do të ndryshojë disa futbollistë për takimin me Vllazninë në Shkodër.

Ekipi mund të ketë një rotacion në krahun e djathtë me Haxhiun që mund ta nisë nga minuta e parë.

Meta do të jetë pjesë e skuadrës pas shqetësimeve që ka pasur.

Ai me shumë mundësi do të jetë në vend të Tolës. Pjesa tjetër e ekipit nuk ndryshon nga sfida me Laçin.

Ndeshjen e nis Selmani, më pas Isuf, Kola, Mici, Ismaili, Meta, Soler, Jonuzi, Haxhiu, Bajroviç dhe Prengaj. Me shumë mundësi Tirana do të luajë me skemën 4-3-3, që përkthehet në disa lëvizje.

Haxhiu që sezonin e shkuar ishte titullar pritet të luajë nga minuta e parë, ndonëse Shkëmbi pëlqen Abah.

Pas stërvitjes së ditës së shtunë, ekipi do të udhëtojë drejt Shkodrës dhe një ditë më pas do të jetë në fushën e lojës për klasiken nr. 201.

Teilen: