Në ditën e dytë të ligës spanjolle, Real Madridi gjeti suksesin e parë të sezonit në kampionat. Blancos triumfuan 3-0 brenda mureve të Bernabeut ndaj Real Valladolid. Pas një pjese të parë tejet të komplikuar dhe pa hapësirë, skuadra e Ancelottit e kaloi ngërçin në minutën e 50-të falë finalizimit të Valverde.
Më pas Brahim Diaz dyfishoi shifrat në minutën e 88-të. Në limite të sfidës, talenti i ri, Endrick, përfitoi nga asistimi i Brahimi dhe firmosi 3-0 final. Suksesi i parë për Realin, i cili me këtë fitore ngjitet në 4 pikë, duke kaluar ndër të tjera edhe Valladolidin që ka ngecur në 3.