Një pasdite e përsosur për FC Baselin, i rikthyeri Xherdan Shaqiri tërheq tifozët në stadium, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
“Xherdan Shaqiri (ndeshja e fundit në FC Baseli më 23 maj 2012) hyn në minutën e 66-të dhe menjëherë ekzekuton një goditje dënimi. Edhe pa golin e Shaqirit, është një pasdite e së dielës perfekte për FC Baselin në shtëpi.
Fitorja 2:0 ndaj Yverdon është e barabartë me fitoren e tretë radhazi të Superligës.”, shkruan më tej.
Xherdan Shaqiri i vjen keq që topi nuk hyri në rrjetë: “Portieri duhej të zgjatej shumë për goditjen time të lirë.
Sa keq që topi nuk hyri. Më duhet ta pranoj, isha pak nervoz pasi që u ktheva pas dymbëdhjetë vjetësh.
Ishte shumë e veçantë”.
“Mund të udhëhiqnim 2:0, ndoshta edhe 3Ë0”, thotë Albian Ajeti, futbollist i Baselit.
Ajeti hapi serinë e golave në minutën e tetë, Bradley Fink, i cili zëvendësoi në krye të sulmit Thierno Barry, thelloi rezultatin në 2:0.
“30.013 tifozë nuk duan të humbasin rikthimin e Xherdan Shaqirit në FC Basel. Hera e fundit që më shumë shikues erdhën te Joggeli në Superligë ishte në maj të vitit 2022 kundër FC Zurich (0:2)”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran..