Friday, 15. May 2026
Sport

“Wanda Diamond League”, Ingebrigtsen dhe Duplantis vendosin rekorde të reja botërore në Silezi

GS 26/08/2024 1 Min. Lesezeit

Ingebrigtsen dhe Duplantis kanë bërë përsëri historinë pasi në mitingun e 12-të sezonal të “Wanda Diamond League” kanë vendosur rekorde të reja në disiplinat respektive.

Norvegjezi ka vendosur rekord të ri botëror në garën e 3000 metrave duke i përshkruar për kohën 7:17.55. Këtë rekord e mbante keniani Daniel Komen me kohën 7:20.67 të vendosur në 1996.

Po sot Mondo Duplantis në disiplinën e kërcimit me shkop ka vendosur rekord të ri, të dhjetin personal, pasi kërceu 6.26 metra.

 

Teilen: