Trajneri ikonik suedez, Sven-Goran Eriksson, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.
Erikssoni ka drejtuar skuadra të mëdha evropiane, ndërsa për pesë vjet ishte selektor i Anglisë. Ai udhëhoqi anglezët nga viti 2001 deri në vitin 2006.
Në janar, Eriksson tha se kishte më së shumti edhe një vit jetë, pasi u diagonstikua me kancer.
Suedezi ka udhëequr 12 klube, duke përfshirë Manchester Cityn, Romën, Leicester Cityn dhe Lazion.
Gjatë karrierës së gjatë e të suksesshme ka fituar 18 trofe.