Deklaratë e re nga Roberto Calenda për të ardhmen e Victor Osimhen, klientit të tij. Qendërsulmuesi nigerian është në kërkim të një klubi të ri prej muajsh dhe për këtë këtë verë nuk u stërvit asnjëherë në grupin e trajnerit Antonio Conte.
Për momentin, asnjë ofertë e cilësuar e denjë nga De Laurentiis nuk ka mbërritur nga klubet e mëdha europiane, por në orët e fundit, me një propozim prej 70 milionë eurosh, ka dalë në skenë Al Ahli. Megjithatë, sulmuesi nigerian, nga ana e tij, nuk ka ndërmend të kalojë në Pro Ligën e Arabisë Saudite. Kjo është arsyeja pse Calenda publikoi këtë deklaratë në X (ish-Twitter).
“Osimhen, – shkruan Calenda – është një lojtar i Napolit, me kontratë të rinovuar së fundmi me kënaqësi reciproke. Ai ka bërë historinë te ‘azzurri’ dhe kur ka marrë oferta të rëndësishme (edhe këtë vit).
Ne gjithmonë i kemi pranuar vendimet e klubit. Siç e kam thënë tashmë, Victor nuk është një paketë postale që duhet dërguar larg për t’iu lënë vend profetëve të rinj. Ai u zgjodh futbollisti afrikan i vitit, i teti në garën e ‘Topit të Artë’, ka ende shumë për të thënë në Europë”.