Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

“Dhuratë për 100 vjetorin e klubit”, Vallecano rikthen James Rodriguez në La Liga

GS 26/08/2024 1 Min. Lesezeit

James Rodríguez rikthehet të luajë në ligën spanjolle. Klubi madrilen Rayo Vallecano ka njoftuar se ka nënshkruar me lojtarin kolumbian në një marrëveshje që e kthen atë në Spanjë katër vjet pasi ai u largua nga Real Madrid për t’iu bashkuar Evertonit në Premier League.

Tridhjetë e tre vjeçarit Rodríguez iu ndërpre kontrata me klubin brazilian Sao Paulo pasi udhëhoqi Kolumbinë në vendin e dytë në Kupën e Amerikës, ku bëri gjashtë asistime dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut.

James thuhet se ka refuzuar ofertat nga klubet në Arabinë Saudite dhe Shtetet e Bashkuara vetëm për tu rikthyer në Spanjë.

Teilen: