Portieri Giorgi Mamardashvili është shumë pranë firmës me Liverpulin. Numri një i Gjeorgjisë iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore sot: mbetet vetëm të presim njoftimin zyrtar nga klubi anglez.
“Të kuqtë” do të paguajnë 30 milionë euro plus 5 milionë bonuse. 23-vjeçari më vonë do të kthehet në huazim te Valencia, skuadër me të cilën aktivizohet aktualisht.