• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbyllet java e dytë e “Abissnet Superiore”: Egnatia kryeson e vetme, festojnë Elbasani dhe Bylisi

26/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ka përfunduar java e dytë e “Abissnet Superiore”, që ka dhuruar emocione të shumta në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Kampionët në fuqi të Egnatias, mposhtin Laçin në shtëpi 1-0 dhe pas këtij suksesi ngjiten të vetëm në krye të renditjes, me pikë të plota (6) pas 2 ndeshjeve të luajtura.

Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana dhuron spektakël dhe gola, por jo fitues. Mbyllet 2-2 në “Loro Boriçi” një ndeshje plot emocione. Partizani mposht Skënderbeun 2-1 në limitet e kohës së rregullt dhe merr futoren e parë sezonale në kampionat.

Bylisi mund 1-0 Dinamon në një ndeshje që ka gjithçka. Një fund dramatik në “Adush Muça”, pasi Dinamo humbet një penallti në kohën shtesë dhe më pas mallakastriotët shënojnë golin e fitores, duke siguruar tre pikët e para në këtë sezon të “Abissnet Superiore”.

Koha e keqe ndikon në praninë e tifozëve në “Elbasan Arena”, por nuk prish festën e verdhebluve, që mposhtin pastër 3-0 Teutën dhe marrin fitoren e parë në elitën e futbollit shqiptar (si AF Elbasani).

Next Post

VIDEO/ Spektakël bardhezi, Juventusi i Tiago Motës likuidon me 3 gola Veronën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.