• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dardanet e reja nis përgatitjet për kualifikimet e Evropianit 2025

26/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në Kampin Nacional në Hajvali në kuadër të grumbullimit pesëditor.

Ky grumbullim, gjatë të cilit Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Malit të Zi, vjen pas kampit seleksionues të muajit maj, derisa do t’i shërbejë Dardaneve si parapërgatitje për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2025, të cilat zhvillohen në muajin nëntor.

Kosova U19 ndodhet në Grupin 1 të Ligës A, bashkë me Gjermaninë, Danimarkën dhe Greqinë.

Për përzgjedhësen e Kosovës U19, Albina Rrahmani këto parapërgatitje janë të nevojshme veçanërisht në rastet kur ka ndryshim të gjeneratës siç është ky grumbullim ku marrin pjesë futbollistet e lindura më 2006-2007.

Përballjet me Malin e Zi do të bëjnë që ekipi i Kosovës të komponohet sa më mirë e po ashtu do të pasqyrohet forma aktuale e futbollisteve.

Edhe futbollistet janë shprehur të lumtura me ftesën e Kosovës dhe optimiste për ndeshjet ndaj Malit të Zi.

Bardha Mahmuti dhe Elona Paci u zotuan se do ta japin më të mirën për Kosovën.

Next Post

Prezantimi zyrtar/ Çfarë e bindi trajnerin serb të pranojë ofertën e Partizanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.