Friday, 15. May 2026
Sport

Godet Laçi, vjen Enriko Papa

GS 27/08/2024 1 Min. Lesezeit

Enriko Papa është blerja më e re e skuadrës së Laçit. Një goditje me peshë për kurbinasit me një lojtar që e njeh mirë Superioren dhe me një eksperiencë në Rumani e Turqi, së fundmi në radhët e Rizespor. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi me një postim në rrjetet sociale.

Njoftimi i klubit:

Enriko Papa firmos bardhezi

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se mesfushori 31-vjeçar me eksperiencë në Superiore dhe jo vetëm ka arritur marrëveshjen me KF Laçin duke u bërë pjesë e organikës kurbinase.

Mirësevjen dhe suksese!

Teilen: