• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xherdan Shaqiri thyen një rekord tjetër! Mediumi zviceran: Nuk ka ndodhur kurrë më parë

27/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FC Baseli ka shitur rreth 4500 fanella të Xherdan Shaqirit.

Kushdo që nuk ka mundur të sigurojë fanellën e të rikthyerit do të duhet të presë disa ditë tani për tani, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

“Rrallëherë një transferim nga një klub i Superligës ka shkaktuar një valë të tillë euforie.

Mbi 30,000 tifozë u mblodhën te Joggeli të dielën e kaluar për rikthimin e madh të Xherdan Shaqirit (32 vjeç) në FC Basel, më shumë se kurrë në dy vjetët e fundit”, shkruan më tej.

Logjikisht, edhe fanella e numrit të ri 10 te Baseli është më e shitura. Klubi nuk jep shifra të sakta, por deri më tani janë shitur rreth 4500 fanella të Shaqirit.

“Kjo është e jashtëzakonshme dhe nuk ka ndodhur kurrë më parë në këtë sasi,” thotë drejtori i medias Simon Walter. 

Fanella e tretë tashmë është shitur

Aty nuk gjendet më edhe fanella e tretë që skuadra e Baselit prezantoi dy javë më parë.

Për modelin gjelbër dhe zi, në fan shop gjenden vetëm disa bluza. Sipas FC Basel, nuk do të prodhohet më.

Një tjetër fanellë ndoshta duhet të prezantohet më së voni në pranverë me rastin e karnavaleve. Po ashtu me print Shaqiri.

Next Post

Seminari për fuqizimin e klubeve - njihuni me ligjëruesit!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.