• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Parisi ndez sërish “flakën”/ Franca mirëpret Lojërat Paraolimpike, marrin pjesë 4400 atletë nga 185 vende të botës

27/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas triumfit të Lojrave Olimpike, Parisi ndezi sërish flakën për të pritur “Paraolimpiadën” që kthehet në Evropë pas 12 vitesh.

Edicioni i 17-të do të sjellë 12 ditë garash nga 28 gushti deri më 8 shtator, ku në fushë, pista vrapimi, pishina dhe tapete do të zbresin 4400 atletë paraolimpikë nga e gjithë bota.

Lojërat Paraolimpike janë kthyer në një nga eventet më të mëdha sportive, ndërsa kanë tërhequr gjithmonë e më shumë interesin e publikut.

Ky turne nuk lidhet thjesht me rezultatet sportive apo rekordet, por është një mundësi për të tërhequr vëmendjen e botës te njerëzit me aftësi ndryshe, teksa pas suksesit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, edhe ky organizim pritet me shumë entuziazëm nga organizatorët francezë.

Programi i Paraolimpiadës parashikon 22 sporte, 23 disiplina të ndryshme dhe 549 eventeve të shpërndara në 12 ditët e ardhshme.

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet mbrëmjen e 28 gushtit në zemër të Parisit mes “Champs-Elysees” dhe “Place de la Concorde”, teksa edhe njëherë Fshati Olimpik do të hapë dyert për 4400 atletët, 2500 shoqërues nga 185 vende të ndryshëm të botës.

Ashtu si në Lojrat Olimpike ceremonia e mbylljes do të zhvillohet më 8 shtator në “Stade de France”, ndërsa organizatorët parashikojnë që garat të ndiqen nga 2,8 milionë spektatorë. /i.m /abcnews.al

Next Post

Debutoi me gol te Real Madridi, Endrik: Më kanë kritikuar mua dhe familjen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.