Monday, 10. August 2026
Sport

Albion Rrahmani në histori, shënon dhe me Spartën kualifikohen në fazën e grupeve të Champions League

GS 27/08/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, me Spartën e Pragës, shënojnë sukses të madh duke u kualifikuar në fazën e grupeve në Champions League 

Sparta ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Malmos në takimin e kthimit të play-off-it.

Edhe sfidën e parë e fituan me 2:0 dhe kësisoj shkojnë në fazën e grupeve.

Rrahmani futet në lojë në minutën e 70-të dhe 13 minuta më vonë shënoi për 2:0.

Golin e parë e realizoi Haraslin në minutën e 80-të nga penalltia. 

Në këtë ndeshje nuk u realizuan dy penallti.

Birmanceviç i Spartës dështoi në minutën e 19-të dhe Christiansen i Malmos nuk realizoi nga penalltia në atë të 29-tën.

Qazim Laçi është paraqitur nga minuta e parë dhe ERmal Krasniqi nga minuta e 88-të për Spartën.

Teilen: