• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Konfirmohet më e keqja për 17-vjeçarin e Barcelonës

28/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mjerisht, prognozat më të këqija u konfirmuan. Marc Bernal ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin e majtë dhe dëmtim të meniskut të jashtëm. Ekzaminimet e para, të cilave 17-vjeçari iu nënshtrua të martën në Vallecas, tregonin tashmë për një dëmtim të rëndë. Edhe testet mjekësore të kryera sot në Barcelonë konfirmuan diagnozën fillestare.

Bernal do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim për të kapërcyer dëmtimin e gjurit. Barça konfirmoi pasditen e sotme seriozitetin e dëmtimit, ndonëse nuk ka raportuar ende se kur do t’i nënshtrohet operacionit. Gjithçka tregon se do të kryhet këtë javë.

Lëndimi i mesfushorit e ka tronditur shumë dhomën e zhveshjes blaugrana. Siç e pranoi vetë Hansi Flick në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër skuadrës së Iñigo Pérez, askush nuk e festoi fitoren kundër Rayo, sepse dëmtimi i Bernal errësoi gjithçka.

Lojtari i ri ka dalë nga akademia “La Masia”, teksa i kishte filluar si titullar të tria ndeshjet e La Liga-s për këtë sezon (Valencia, Athletic dhe Rayo). Ai kishte fituar besimin e trajnerit gjerman dhe shokëve të skuadrës gjatë parasezonit.

Ky dëmtim paraqet një pengesë serioze në rritjen dhe përparimin e tij. Koha e rikuperimit të plotë është e gjatë, ndaj sezoni mund të konsiderohet i mbyllur për të. Fatkeqësisht, sapo kishte nisur, në fakt.

Next Post

​Basketboll/ Mësohen oraret e ndeshjeve çerekfinale të Superkupës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.