Manchester United ka zhvilluar bisedime me Brentford për të arritur një marrëveshje në lidhje me sulmuesin Ivan Toney. Lajmi është konfirmuar sot nga e përditshmja “Evening Standard”.
Negociatat kanë arritur në një fazë serioze, por Brentford shpreson të fillojë një luftë ofertash ditët e fundit të merkatos, duke qenë se Toney, 28 vjeç, ka mjaft pretendentë që duan ta marrin.
Mes tyre është edhe Chelsea, por klubi londinez dhe çdo ekip tjetër i interesuar duhet të shpezojë 40 milionë euro. Te “djajtë e kuq” shpresojnë në një marrëveshje pas dëmtimit të Rasmus Hojlund pak ditë më parë.
Toney u rikthye në fushë në janar të këtij viti pas një pezullimi 6-mujor për vënie bastesh. Gjithsesi, lojtari është një nuhatës i vërtetë i portës, duke u grumbulluar edhe me kombëtaren angleze në Europian.