Friday, 15. May 2026
Sport

Cancelo i thotë lamtumirë aventurës europiane, prezantohet te skuadra arabe

GS 28/08/2024 1 Min. Lesezeit

 

Joao Calcelo është lojtari më i ri i Al Hilal në Arabinë Saudite. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga vetë klubi, që ka bërë edhe prezantimin e futbollistit portugez.

Ky operacion u ka kushtuar arabëve plot 79 milionë euro, të ndara në 25 milionë euro për të blerë kartonin e lojtarit dhe një kontratë 3-vjeçare, nga e cila mbrojtësi do të përfitojë 54 milionë euro.

Në sezonin e fundit, Cancelo luajti në huazim te Barcelona, me katalanasit që provuan të blejnë kartonin e portugezit, por ishin larg kërkesave të City-t, të cilat u plotësuan nga Al Hilal.

Teilen: