Pas një starti perfekt të Premier Ligës, diçka që nuk ndodhte prej shumë vitesh, Mançester Junajtid u ndal në javën e dytë kundër Brajtonit. Ata u mundën 2-1 në “Amex”, duke u shtangur nga “Pulëbardhat” për herë të pestë në gjashtë ndeshje në Premier Ligë.
Në të vërtetë, ndeshja e së shtunës në bregun jugor ishte vetëm shembulli i fundit i problemeve shqetësuese në mbrojtje të “djajve” gjatë 12 muajve të fundit. Po të kthehemi në sezonin debutues të Ten Hagut në 2022-2023, David De Gea fitoi “Dorezën e Artë” në atë që rezultoi të ishte sezoni i fundit i spanjollit në “Old Trafford” pasi ai mbajti 17 herë portën e paprekur. Junajtid pësoi vetëm 43 gola, një rekord që u përmirësua vetëm nga Njukasëlli dhe kampionët e Mançester Sitit. Megjithatë diçka ndryshoi sezonin e kaluar.
Qoftë humbja e De Geas dhe ardhja e Andre Onanës që destabilizuan mbrojtjen, por edhe lëndimet e shumta plus paraqitjet e dobëta të Kasemiros në mesfushë, duke bërë që skuadra e Ten Hagut të ekspozohej herë pas here. Junajtid përfundoi në vendin e tetë, pozicioni i tyre më i keq ndonjëherë në epokën e Premier Ligës, por më shqetësues ishte diferenca e tyre negative e golave, pasi pësuan 58 gola, shtatë më shumë se Evertoni i vendit të 15-të. Humbja ndaj Brajtonit do të thotë që Onana është portieri i parë i Junajtid që pëson 60 gola në 40 ndeshje të Premier Ligës ose më pak. Goli i Pedros ishte gjithashtu i gjashti që Junajtid ka pësuar në shtesë nën drejtimin e Ten Hagut, krahasuar me dy në të gjithë historinë e tyre në Premier Ligë përpara se ai të merrte drejtimin. Ai gol i shkaktoi “Djajve” edhe humbjen e 17-të jashtë fushe në Premier Ligë nën drejtimin e holandezit, me 20 herë kampionët e Anglisë që kishin fituar 16 ndeshje që kur holandezi mori drejtimin në 2022. Ka disa faktorë lehtësues për mbrojtjen që po vuan, veçanërisht lista e dëmtimeve të rënda sezonin e kaluar.
Në total të gjithë së bashku, lojtarët e Junajtid humbën 202 ndeshje në total për shkak të problemeve fizike, me lojtarë si Lisandro Martinez, Rafael Varan, Ljuk Shou dhe Tajrell Malacia, të gjithë mungesa për pjesë të rëndësishme të sezonit. Të gjitha këto probleme sollën një sezon të vështirë 2023-24.
Për shembull, Junajtid është përballur me më shumë goditje porte (691) se çdo ekip në Premier Ligë, duke përfshirë treshen e sezonit të kaluar që ra në Championship, Shefilld Junajtid (678), Luton (660) dhe Bërnlej (615). Ndërkohë, suksesi i skuadrës në duele prej 48.8 për qind është i 16-ti më i mirë, ndërsa 1327 prekjet që kundërshtarët kanë pasur në zonën e tyre e bëjnë klubin e tretë me më shumë prekje topi në zonën e tyre nga të gjitha skuadrat e Premier Ligës.
Skuadra e Ten Hag ka parë gjithashtu 95 shanse të mëdha të krijohen në zonën e tyre, më shumë se dyfishi i totalit prej 46 të Arsenalit.