Futsal Forca nga Kumanova mësoi oriarin e ndeshjeve në Main Roud të Ligës së kampionëve në futsal nga 22-27 tetor në Beograd të Serbisë.
Kumanovarët do të kenë punë në grupin e 6 me Riga Futsal Club, Tigers Roermond dhe KMF Fon Banjica.
Futsal Forca aventurën në këtë grup do ta fillojnë më 23 tetor kundër kampionit të Letonisë, Riga për të cilët luan futsallisti më i mirë në botë, Ricardinho, me fillim prej orës 18:00.
Më 24 tetor do të përballen me kampionin e Serbisë, nikoqir i turneut në Beograd, KMF FON Banjica në ora 21:00 dhe më 26 tetor ndaj kampionit të Holandës, Tigers Roermond.