• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kategoria e Parë: Java e 2-të luhet e ndarë në 3 ditë, ja ndeshjet që do transmetohen në RTSH

28/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Java e dytë e Kategorisë së Parë do të luhet e ndarë në tre ditë. Takimi Lushnja-Pogradeci do të hapë javën e dytë të këtij turneu ditën e premte në orën 17:00, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt dhe pa pagesë në Radio Televizionin shqiptar.

Pas barazimit në Peshkopi përballë Korabit, lagunarët kërkojnë suksesin e parë sezonal në “Roza Haxhiu”. Miqtë nga Pogradeci festuan me fitore rikthimin në këtë kategori dhe në transfertën e Lushnjës synojnë një tjetër rezultat pozitiv.

Të shtunën në orën 17:00 do të luhen 4 takime të Kategorisë së Parë. Vora sfidon Kukësin, ndërsa Flamurtari do të luajë në transfertë kundër Erzenit. Pas fitores së bujshme në Vlorë, Burreli kërkon tre pikët edhe në shtëpi në sfidën ndaj Valbonës. Ndërsa në Fier luhet një tjetër sfidë interesante mes Apolonisë dhe Kastriotit.

Java e dytë e Kategorisë së Parë do të mbyllet të dielën e 1 shtatorit me sfidën  Besa-Korabi, që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.

Next Post

Lazio gati të përjashtojë Elseid Hysajn

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.