Takimi gjithmonë i nxehtë mes Feyenoord- it dhe Ajax-it , referuar xhiros së 4-të të Eredivisie, i planifikuar për të dielën e ardhshme, u anulua dhe për momentin nuk ka një datë të re.
Baza e vendimit për shtyrje, nga Bashkia e Roterdamit, është greva e policisë e planifikuar për në fundjavë dhe, për arsye sigurie, nuk është e mundur të zhvillohet loja, transmeton GazetaBlic Sport.
Lexoni deklaratën e Feyenoord:
“ Feyenoord është shumë i zhgënjyer që nuk mund të luajë të dielën. Siç u tha më parë, ne e kuptojmë se njerëzit mbrojnë kauzën e tyre. Megjithatë, na vjen keq që, jo për herë të parë, futbolli po përdoret për të imponuar çështje në të cilat ne nuk jemi palë. Ne e kuptojmë dhe jemi dakord që autoritetet nuk e konsiderojnë përgjegjëse që të lejojnë që ndeshja të zhvillohet pa praninë e policisë.”
/GazetaBlic Sport/