Në ditën e vizitave mjekësore të Lukakut te Napoli, klubi italian po punon fort për të shitur Osimhen në këtë sesion të merkatos.
Nigeriani, i cili shpreson të qëndrojë në Evropë, thuhet se ka zbutur qëndrimin e tij ndaj Ah Ahli. Arabët u ulën me agjentët e sulmuesit për të gjetur një marrëveshje: në tavolinë është një propozim me vlerë 30 milionë euro në sezon për katër vite.
Një ofertë e rëndësishme që vetëm se do ta bëjë Osimhen të lëkundet. Kujtojmë se Çelsi është ende në garë (por blutë nuk duan të shpenzojnë aq shumë), ndërsa PSG është padyshim më larg.
Ah Ahli, i cili prej ditësh ka gati 65 milionë euro për Napolin, synon të negociojë zyrtarisht me De Laurentiis vetëm pasi të ketë gjetur një marrëveshje përfundimtare me sulmuesin.