Sunday, 5. April 2026
Sport

Nga nesër nis zyrtarisht formati iri në Champions League

GS 29/08/2024 2 Min. Lesezeit

Sezoni i fundit sportiv përfundoi me një tjetër triumf të Real Madridit në finale, ndaj Borussia Dortmundit. Viti i ri, synime të reja. Sidomos për ata që ëndërrojnë shumë. UEFA Champions League fillon sërish!

Turet paraeliminatore kanë përcaktuar 36 skuadrat që do të marrin pjesë në garë. Një format i ri dhe rregulla të ndryshme në krahasim me të kaluarën. Këtu është udhëzuesi i plotë për ceremoninë e shortit të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, të planifikuar për nesër të enjten më 29 gusht në orën 18:00 dhe gjithçka që duhet të dini për ngjarjen e rinovuar evropiane.

Për çdo ekip pjesëmarrës, kjo fazë shkon nga 6 ndeshje që ishte deri vjet (3 në shtëpi dhe 3 jashtë) në 8 ndeshje, falë formatit të ri (4 në shtëpi dhe 4 jashtë).

Në fazën e parë përjashtohen “derbet” kombëtare (pra përballjet e ekipeve nga i njëjti shtet).

Tetë skuadrat më të mira do të hyjnë direkt në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve, skuadrat e renditura nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të do të luajnë një play-off për të siguruar kualifikimin, ndërsa ekipet e tjera do të eliminohen direkt pa pasur mundësinë e “rënies” në Europa League.

Teilen: