Saturday, 16. May 2026
Sport

Një mungesë e madhe sonte për Dritën ndaj Legias

GS 29/08/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Dritës sonte do të luajë ndeshjen ndaj Legia Varshavës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FC Drita nga Gjilani sonte synon ta rikthejë rezultatin ndaj Legias nga ora 20:00 në kryeqytet, në ballafaqimin e “Play Offit” të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë ballafaqim për ekipin e Dritës nuk do të paraqitet mesfushori, Albert Dabiqaj.

Mesfushori në formë ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do jetë në gjendje të ndihmojë ekipin e tij në këtë përballje të madhe.

/GazetaBlic Sport

Teilen: