Saturday, 16. May 2026
Sport

Trajneri i Serisë A rrezikon shkarkimin

GS 29/08/2024 1 Min. Lesezeit

Lajme të këqija dhe tension brenda klubit për atë që ka ndodhur pas javëve të para të sezonit me trajnerin që rrezikon shkarkimin.

Po flasim për trajnerin e Fiorentina-s, Raffaele Palladino, i cili rrezikon të mos kualifikohet në Conference League.

Mbrëmjen e sotme, në fakt, do të luhet ndeshja me Puskas Academy dhe klubit vjollcë, pasi sfida e parë përfundoi 3-3 në Itali, i duhet një fitore.

Nëse fitorja nuk vjen, atëherë Fiorentina mund të marrë vendimin e bujshëm dhe ta shkarkojë Palladino-n, duke parë se edhe në dy ndeshjet e para të kampionatit kanë ardhur dy barazime kundër Venezia-s dhe Parma-s.

Eliminimi nga Conference League me një skuadër si Puskas Academy do të ishte një goditje e rëndë për t’u pranuar nga klubi.

Teilen: