Saturday, 16. May 2026
Sport

Chiesa zyrtarisht te Liverpool: Juventusi nuk më ofroi kurrë një rinovim

GS 29/08/2024 1 Min. Lesezeit

Tashmë ish-sulmuesi i Juventusit donte të sqaronte arsyet që e shtynë të largohej nga Torino dhe të transferohej në Liverpool.

ITALI – Federico Chiesa është lojtari më i ri i Liverpoolit. Nëpërmjet një postimi të gjatë të publikuar në kanalet e tij sociale, sulmuesi ka dashur të shpjegojë arsyet e largimit nga Juventusi: 

“Nuk kam marrë asnjë ofertë rinovimi nga Juventusi dhe rrjedhimisht nuk ka pasur asnjëherë një kërkesë nga unë, apo nga rrethi im, për një rritje apo ulje të pagës sime. U informova se nuk do të isha pjesë e projektit edhe para fillimit të stërvitjes me ekipin”. Në të njëjtën kohë u njoftua edhe kalimi i tij te Liverpool.

Teilen: